Telegrafi

Bashkimi mposhtet nga Peja

Në palestrën “Sezai Surroi” ishin mbledhur në numër të madh ‘Arpagjikët’ për ta motivuar ekipin e tyre të zemrës, Sigkos Bashkimin.

Takimit filloi me një intensitet të lartë, por Peja ishte disi më e përgatitur nga aspekti fizik dhe taktik. Dardan Berisha i vetmuar shënoi gjysmën e pikëve të Pejës gjatë dy çerekëve të parë.
Në vazhdim, pejanët luajtën jashtëzakonisht mirë dhe filluan ta dominojnë ndeshjen në tërësi. Skuadra e Sigkos Bashkimit nuk mundi ta ndalte asnjëherë Dardanin, i cili shkëlqeu këtë mbrëmje me 38-të pikë, prej tyre nëntë trepikësha.

Ndeshja përfundojë me rezultat 67-88 në të mirë të pejanëve që me këtë fitore vazhdojnë garën e ngushtë për titull me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/