Klubi basketbollistik nga Prizreni, Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të “play-offit” pasi ka mposhtur mitrovicasit e Trepçës edhe në ndeshjen e dytë.
Bashkimi ka arritur të mposht Trepçën në “Minatori” të Mitrovicës me rezultat të ngushtë 85-88.
Me këtë fitore klubi prizrenas ka bërë një hap të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale pasi kishte fituar edhe takimin e parë.
Më i dalluari te Bashkimi ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, tetë kërcime e katër asistime.
Ndeshja e parë e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” ishte fituar nga Arpagjiktë me rezultat 86-73.
Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me klubin më të trofeshëm nga Kosova, KB Prishtina. /Telegrafi/