Bashkimi ka fituar në shtëpi ndaj Trepçës me rezultat 79:70.
Skuadra prizrenase ka shfrytëzuar palestrën e tyre ‘Sezai Surroi’ për të shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në Basketboll, fitore kjo që e ngrit në vend të dytë.
Bashkimi ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke i fituar të gjithë çerekët.
Çereku i parë i takimit dhe i dyti ishin më të barabartit, pasi i pari përfundoi me rezultat 19:18, ndërsa pas pjesës së parë rezultati shënonte 35:32 në të mirë të vendasve.
Në çerekun e tretë përsëri Trepça bëri rezistencë për të kthyer rezultatin, por pa sukses pasi ky çerek përfundoi me rezultat 24:21 apo rezultat të përgjithshëm 59:53.
Në çerekun e fundit prizrenasit vetëm sa shkuan duke e rritur epërsinë dhe në fund siguruan fitoren ndaj Trepçës që e mposhtën me rezultat 79:70.
Basketbollistët me të mirë të ndeshjes ishin Justin Black me 23 pikë e 8 asistime te Bashkimi dhe Jeremy Wise me 27 pikë e 8 kërcime te Trepça. /Telegrafi/