Telegrafi

Bashkimi mposht Pejën, Rahoveci nënshtron Kerasanin

Bashkimi ka regjistruar fitore prej 99-66 kundër Pejës në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”.

Gjatë gjithë lojës, vendasit luajtën më mirë, pos në çerekun e tretë, në të cilin paraqitja e mysafirëve ishte më e mirë.

Në palestrën “13 Qershori”, Rahoveci ka regjistruar fitore prej 89-67 kundër Kerasan Prishtinës.

Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit bëri paraqitje më të mirë në pjesën më të madhe të lojës, përveç në çerekun e tretë ku vizitorët ishin më të mirë.

Nga ana tjetër, në Pejë, me rezultat të ngushtë, Borea e ka mposhtur Trepçën pas vazhdimeve (79-76).

Bashkimi është i dyti në tabelë me 33 pikë, nga 14 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja mban vendin e gjashtë me 24 pikë, nga pesë fitore dhe 14 humbje.

Rahoveci pozicionohet në vend të tretë me 30 pikë, nga 11 fitore dhe tetë humbje. Kerasan Prishtina është e fundit në tabelë me 23 pikë, ndërsa ka regjistruar vetëm katër fitore dhe ka humbur në 15 ndeshje.

Borea është e parafundit në tabelë me 24 pikë nga pesë fitore dhe 14 humbje, kurse Trepça është në vend të pestë me 27 pikë, nga tetë fitore dhe 11 humbje. /Telegrafi/