Është zhvilluar një tjetër ndeshje e mbetur ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, të cilën e fitoi skuadra prizrenase.
Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, nikoqirët fituan me rezultat 82-73.
Falë këtij triumfi, Bashkimi është ngjitur në vendin e dytë në tabelë, kurse Peja është zhvendosur një pozitë më poshtë.
Prizrenasit numërojnë 45 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm (e mërkurë).
Nga ana tjetër, lideri Sigal Prishtina ka dy pikë më shumë se vendi i dytë (47) pas 25 ndeshjesh. Derisa top-katërshen e përmbyll Trepça që ka 42 pikë. /Telegrafi/