Site icon Telegrafi

Bashkimi mposht Kerasanin në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 66-101 ndaj skuadrës së Kerasan Prishtinës.

Prizrenasit ishin skuadër më e mirë që nga çereku i parë, çerek në të cilin krijuan epërsi prej plot 17 pikëve, e më pas kjo epërsi u menaxhua deri në fund dhe takimi u mbyll me fitore.

Duhet përmendur që kjo ishte ndeshja debutuese e trajnerit grek Takianos, i cili u zyrtarizua si kryetrajner i klubit nga Prizreni pak para ndeshjes me Kerasanin, transmeton Borozani.

Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit ishin Adrian Motley me 29 pikë, një kërcim e katër asistime, Ljubo Samadan me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Semir Zekiqi me 19 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime,

Te Kerasani u dalluan Rinor Ahmeti me 14 pikë e dy asistime dhe Arbnor Haliti me 12 pikë e tri kërcime.

Me këtë fitore, Bashkimi tashmë ka tri fitore e dy humbje, derisa Kerasani ka dy fitore e katër humbje.

Exit mobile version