Telegrafi

Bashkimi mposht Borean

Bashkimi ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit sonte duke e mposhtur Borean në Sezai Surroi bindshëm.

Basketbollistët e ekipit prizrenas, që është kampion aktual, kanë nisur të marrin veten pas startit të dobët dhe tashmë kanë shënuar edhe fitoren e dytë të stinorit me mbi 100 pikë të shënuara.

Fitorja e Bashkimit nuk u vë në pyetje sonte fare, pasi që pas vetëm 10 minutave ndeshje ata kishin epërsi të madhe, kur përfunduan çerekun e parë 31-9.

Ngritja e avantazhit vazhdoi çerek pas çereku për të arritur te rezultati përfundimtar 116-61.

Jordan Capps ka shënuar rekordin personal në Superligë të Kosovës duke dhënë 41 pikë në këtë tore të ekipit të tij. Ndërsa 26 pikë tjera i ka dhënë Steven Haney.

Te Borea më të dalluarit kanë qenë Albin Berisha dhe Patrick Wrencher, me nga 23 pikë të shënuara secili.

Pas këtij dueli Bashkimi ka përmirësuar bilancin e përgjithshëm në 7-6, ndërsa Borea tash ka bilanc 3-10. /Telegrafi/