Telegrafi

Bashkimi me përforcime të reja

 “Emrat e tyre kryesia ende nuk na i ka treguar, pasi dëshiron të shtunën t’i prezantojë me një mënyrë më të veçantë. Por, kryesia na ka informuar se të tre ata janë basketbollistë shumë cilësorë, posaçërisht lituanezi, i cili është në kërkim të një vendi në Kombëtaren A të Lituanisë, pasi deri më tash ka luajtur rregullisht në përfaqësueset e reja”, ka njoftuar gazeta Express.

Sipas këtij burimi, prizrenasit janë afër arritjes së marrëveshjes edhe me fundorin e njohur kosovar Muhamet Hasani, derisa tashmë i kanë siguruar shërbimet e Kushtrim Hydës e Ardian Krasniqit.

Gjatë këtij afati kalimtar nga Bashkimi janë larguar edhe Urim Zenelaj e Elvan Iljazi./Telegrafi/