Jon Bon Jovi ka njoftuar se do të nise në një turne me Bryan Adamsin, ndërsa njëherësh ka bërë të ditur se është në përgatitje të albumit të ri.
Turneu do të fillojë më 10 qershor në Tacoma të Washingtonit, ndërsa do të mbyllet më 28 korrik në Madison Square Garden të New Yorkut.
Biletat për koncertet e këtyre yjeve të mëdhenj të muzikës do të dalin në shitje nga 24 janari.
Edhe pse nuk janë publikuar informacione shtesë në lidhje albumin e ri të Bon Jovit, ata që i blejnë biletat për turneun do të kenë qasje ekskluzive në këngët e reja dhe do të marrin një CD.
Dy artistët e mëdhenj do të mbajnë koncerte në vendet, si Kalifornia, Teksasi, Oklahoma, Oregon, New Jersey, Washington dhe Missouri. /Telegrafi/