Site icon Telegrafi

Bashkimi kthen Brooksin

Sipas kryesisë së prizrenasve, Brooks ka pasur një mosmarrëveshje me trajnerin. Amerikani e konfirmon këtë, por shton se problem ka pasur edhe me klubin rreth pagesës.

“Brooks ka pasur një mosmarrëveshje të vogël me trajnerin, Muharrem Vugdaliq, që u sqarua gjatë një takimi me kryetarin e klubit. Ai do t’i kërkojë falje trajnerit dhe lojtarëve tjerë dhe do të mbetet në skuadër”.

“Carlos Morban nuk ka mundur të vijë në Kosovë për arsye familjare. Në fakt për Morbanin kemi vendosur vetëm pas mosmarrëveshjeve që pati Brooks. Ne vazhdojmë me ekip të njëjtë, por të bindur se do të jemi më të fortë se deri më tash”, ka thënë Arlind Kaçaniku, menaxher i klubit Bashkimi.

Ndërsa amerikani, Philip Brooks, ka deklaruar: “Nuk kam shkuar në stërvitje, pasi nuk e morra pagën. Tani, Bashkimi më ka paguar dhe tash do të vazhdojë të luaj me skuadrën. Po ashtu, kam pasur një zënkë me trajnerin për disa keqkuptime”. /Telegrafi/

Exit mobile version