Telegrafi

Bashkimi kompletohet me Mark Dawsonin

Dawson është i gjatë 206 centimetra, ndërsa do ta zëvendësojë Olasumbo Atoyebi, i cili nuk u tregua sa duhet i mirë gjatë provave të bëra me klubin prizrenas.

29-vjeçari duket se është lojtar me përvojë të mirë në basketboll pasi gjatë karrierës së tij luajti në Greqi, Slloveni, Qipro, Liban, Izrael dhe së fundmi në Nationwide AS.

Ai mund të luaj në pozitat 4 dhe 5, aty ky skuadra prizrenase kishte më së shumti nevojë./Telegrafi/