Prizrenasit kanë bilanc prej 1 fitore e 2 humbje në BIBL, derisa malazezët kanë regjistruar deri më tani 2 disfata.
“Lovceni së fundi është përforcuar në krahasim me startin e edicionit, pra ka bërë ndryshime në përbërjen e skuadrës. Ne jemi në një krizë të vogël, e cila na ka kapluar për shkak të disa lëndimeve dhe ende nuk kemi mundur të gjejmë zëvendësime adekuate për lojtarët që janë larguar. Kjo pra është situata aktuale”.
“Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të treguar lojë të mirë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar, pasi triumfi do të ishte shumë i rëndësishëm për ne në këtë fazë të edicionit që ndodhemi tani në BIBL”, ka thënë Petar Mijoviq, trajneri i Bashkimit.
Ndërkaq ekipi tjetër kosovar që luan në Ligën Ballkanike, Peja të mërkurën është nikoqir i Levski 2014 me fillim nga ora 19:30. Pejanët po ashtu janë pjesë e Grupit B, ku kanë bilanc prej 1 humbje e 1 fitore.