Telegrafi

Bashkimi i kthehet fitores

Ekipi nga Prizreni regjistroi fitore prej 72-61 kundër Trepçës në kuadër të xhiros së 13-të të BKT Superligës.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi pozicionohet në vend të tretë me 21 pikë, dy më pak se Peja në vend të dytë dhe katër më pak se lideri, Prishtina.

Më herët, Sigal Prishtina ka regjistruar fitore të lartë prej 104-49 në shtëpi të Vëllaznimit. /Telegrafi/