Site icon Telegrafi

Bashkimi i hakmerret Trepçës

Ndeshja ka qenë e nivelizuar derisa rezultati nuk shkëputej shumë kushdo që e merrte epërsinë. Bashkimi përfundoi çerekun e parë me 4 pikë epërsi, derisa një lojë e mirë e mitrovicasve solli 3 pikë epërsi në fund të pjesës së parë për ekipin e Ilir Selmanit.

Sidoqoftë, djelmoshat e Edin Kërveshit u këndellën në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin në fund të çerekut të tretë në 53-53, e fitoren e arritën në fund të ndeshjes me 88-75, transmeton borozani.

Më i miri te prizrenasit sipas statistikave ka qenë amerikani Aaron Mitchell me 20 pikë të shënuara, 9 kërcime e 8 asistime, derisa edhe Endrit Hysenagolli nuk i ka mbetur pas, duke shënuar poashtu 20 pikë dhe shtuar 10 kërcime tjera në fitoren e rëndësishme për Bashkimin.

Te mitrovicasit, të cilët kanë përjetuar humbjen e parë nën drejtimin e Ilir Selmanit, padyshim më i miri ka qenë spanjolli i vetëm i mbetur në Trepçë, Alvaro Calvo me 21 pikë të shënuara, derisa Besnik Azemi me 18 dhe Hekuran Binxhia me 14 pikë tjera – nuk arritën të shmangnin humbjen e ekipit të tyre. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version