Telegrafi

Bashkimi i gëzohet fitores ndaj Rahovecit

KB Bashkimi, KB Rahoveci (Foto: Facebook/KB Bashkimi Official)

Me dhjetë pikë diferencë (103-93), Bashkimi e ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, ishte një fillim i mbarë i skuadrës vendase, e cila ishte bindëse në çerekun e parë (29:13).

Dhjetëminutëshin e dytë e fituan mysafirët (25:30), mirëpo falë avantazhit në fraksionin e parë, Bashkimi shkoi në pushim me epërsi (54-43).

Në çerekun e tretë, skuadra nikoqire ishte sërish bindëse duke shënuar dhjetë pikë më shumë (27:17)

Edhe pse mysafirët bënë paraqitje shumë të mirë në fraksionin e fundit (22:33), kjo nuk mjaftoi për t’i ndryshuar gjërat.

Kampioni i Kosovës, Bashkimi, në këtë mënyrë iu gëzua fitores së katërt sezonale, ndërsa ka pësuar pesë humbje dhe mban vendin e katërt në tabelë.

Për Rahovecin kjo ishte humbja e dytë, ndërsa ka arritur shtatë fitore deri më tani dhe pozicionohet në vend të dytë në renditje. /Telegrafi/