Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ip Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës Kerasan Prishtinës me rezultat 106-56
Për asnjë minutë portokallezinjtë nuk treguan dobësi kundrejt basketbollistëve të rinj të skuadrës prishtinase.
Në pjesën e parë, mysafirët krijuan epërsi prej njëzet pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 44:24.
Edhe në pjesën e dytë, të besuarit e zëvendës trajnerit Ilmen Bajrës shfaqen lojë të bukur dhe në shënuan fitore me rezultat të thellë prej 106-56.
Basketbollisti më efikas tek Arpagjik’t ishte Vincent Zollo me 22 pikë ndërsa te prishtinasit u dallua Haliti me dhjetë.
Pas kësaj, Bashkimi mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 35 pikë ndërsa Kerasani renditet e fundit me 24 sosh. /Telegrafi/