Telegrafi

Bashkimi me fitore bindëse ndaj Lipjanit

Ndeshja Bashkimi-Lipjani e ka hapur edicionin 2019-2020 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi ka triumfuar me rezultat 107:57 (26:12, 27:12, 31:13, 23), në takimin që është zhvilluar në Gjakovë, për shkak se, palestra në Prizren është e zënë.

Prizrenasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe për të nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri.

Terik Bridgeman ishte më i dalluari te Bashkimi me 26 pikë e 12 kërcime, derisa ndihmë të madhe kanë dhënë edhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e tetë kërcime.

Po ashtu u dalluan edhe Corey Raley Ross me 15 pikë e katër kërcime, Musab Mala me 13 pikë e 13 asistime dhe Elvan Ilazi me 12 pikë.

Te Lipjani më i dalluari ishte Ardit Rashiti me 18 pikë.

Java 1

Bashkimi-Lipjani             107:57

E shtunë

19:00 GoldenEagle Ylli-Feronikeli

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Peja

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

Trepça / pushon