Telegrafi

Bashkimi me fitore bindëse ndaj Kerasanit

Me rezultat të thellë prej 115-61, Bashkimi ka fituar kundër Kerasan Prishtinës në palestrën “Sezai Surroi”.

Skuadra vendase luajti më mirë që nga fillimi i ndeshjes duke e fituar çerekun e parë me rezultat 29:17.

Loja e mirë e nikoqirëve vazhdoi edhe ne fraksionin e dytë (28:11), ashtu që në pushim shkoi me epërsi të lartë.

Forma e lartë e Bashkimi i tregua edhe në çerekun e tretë (25:18) dhe të katërt (33:15), duke e mbyllur takimin me 54 pikë epërsi.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi është në vend të dytë në tabelë me tri pikë prapa Sigal Prishtinës, ndërsa prizrenasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kerasan Prishtina është në vend të fundit në tabelë. /Telegrafi/