Telegrafi

Bashkimi fiton në udhëtim te Lipjani

Me rezultat 88-77, Bashkimi ka fituar si mysafir i Lipjanit në ndeshjen e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillim i mbarë i sfidës nga kampioni në fuqi që shënoi tri pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (18:21).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët bënë paraqitje më të mirë (17:26) duke shkuar në pushim me epërsi prej 12 pikësh (35-47).

Nikoqirët u rikthyen për ta fituar çerekun e tretë të takimit (24:19) dhe për të shpresuar për një përmbysje të rezultatin.

Lexo po ashtu Lajmet për Superligën në Basketboll

Mirëpo, skuadra nga Prizreni e fitoi çerekun e fundit (18:22) dhe ndeshjen në përgjithësi me 11 pikë epërsi (88-77).

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e gjashtë këtë sezon dhe ka regjistruar po aq humbje, ashtu që mban vendin e pestë në tabelë.

Lipjani ka regjistruar vetëm dy fitore dhe dhjetë humbje, ashtu që qëndron në fund të renditjes tabelore. /Telegrafi/