Telegrafi

Bashkimi fiton në udhëtim te Lipjani

Kampioni i Kosovës në fuqi, Bashkimi, ka triumfuar si mysafir i Lipjanit me rezultat 102-97.

Mysafirët shënuan pesë pikë më shumë në çerekun e parë (28:33), ndërsa vendasit shënuan gjashtë pikë më shumë në fraksionin e dytë (29:23) dhe me një pikë epërsi shkuan në pushim.

Prizrenasit u rikthyen për ta fituar dhjetëminutëshin e tretë (13:19) për ta rikthyer epërsinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Duke qenë se çereku i fundit përfundoi baras (27:27), ekipi vizitor doli triumfues falë epërsisë së krijuar në fraksionin e tretë.

Kjo ishte fitorja e 13-të e Bashkimit që numëron po aq humbje dhe tash është ngritur në vend  të katërt, një pozitë më lartë se Ponte Prizreni.

Ndërsa me katër fitore dhe 22 humbje, Lipjani vazhdon të qëndrojë në zonën ‘play-out’. /Telegrafi/