Telegrafi

Bashkimi fiton në udhëtim ndaj Pejës

Me rezultat të ngushtë prej 76-73, Bashkimi ka regjistruar fitore ndaj Pejës në ndeshjen e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Katagaçi”, mysafirët e nisën më mirë duke e fituar çerekun e parë (17:26).

Vendasit u rikthyen në dhjetëminutëshin e dytë, në të cilin i shënuan 24 pikë, kundrejt nëntë pikëve të kundërshtarit.

Ata sërish ishin më të mirë në fraksionin e tretë të lojës (23:21), mirëpo çereku i fundit ishte vendimtar (9:20), ashtu që prizrenasit e fituan ndeshjen.


Bashkimi numëron katër fitore dhe dy humbje dhe ka dhejtë pikë, një më pak se liderët Prishtina dhe Ponte Prizreni.

Ndërkaq, Peja numëron nëntë pikë nga tri fitore dhe tri humbje, dhe pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë. /Telegrafi/