Telegrafi

Bashkimi fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

Sot ka filluar fazë play-off në Superligën e Kosovës në basketboll, ku Bashkimi është përball Trepçës. Prizrenasit e ka fituan ndeshjen e parë me rezultat 86-73.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, ku vendasit treguan forcën e tyre.

Pjesa e parë u mbyll  32-33 në të mirë të Trepçës.

Por në pjesën e dytë u ngjallë Bashkimi që udhëhiqej nga  Capss Jordan Marshall  me 27 pikë dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë.

Te Trepça u dallua Samir Zekiqi me 21 pikë.

Bashkimi është në avantazh 1-0, ku për të kaluar tutje kërkohen dy fitore.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Mitrovicë. /Telegrafi/