Një ndeshje fantastike është zhvilluar ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Bashkimit, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Femrave.
Në një takim shumë interesant, në fund festuan vashat e Bashkimit, që triumfuan 69-74 (21:19, 17:13, 16:13, 15:29).
Kampionet e Kosovës ishin më të mira në tre çerekët e parë, megjithatë, perioda e fundit ishte fatale, pasi Bashkimi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke shkrirë epërsinë e prishtinaseve dhe fituan në fund 69-74, në derbin e basketbollit në konkurrencën e femrave.
Gjithsesi ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund, një reklamë e bukur për basketbollin femëror në Kosovë – shkruan FBK.
Danisha Shaw kishte 27 pikë e gjashtë kërcime për Mabetex Prishtinën, derisa Era Shatri kishte 17 pikë e nëntë kërcime dhe Irma Konjusha 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Te Bashkimi u dalluan Aisha Balarabe me 23 pikë e 15 kërcime, si dhe Kadija Brown me 23 pikë e tetë kërcime. Të dy skuadrat synojnë titullin e kampionit dhe do të jetë interesant deri në përfundim të garave.
Në takimet tjera të xhiros së dytë Penza ka mundur Trepçën me rezultat 62-44, derisa Kastrioti ka mundur Vëllaznimin me rezultat 48-43.