Telegrafi

Bashkimi fiton me lehtësi ndaj Kerasanit

Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë, pas dy xhirove të zhvilluara.

Ekipi portokall-e-zi sot ( e shtunë) ka mposhtur pa shumë telashe skuadrën e re në moshë të Kerasan Prishtinës, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.

Çereku i parë ishte me më shumti kosha të shënuara nga të dyja palët, 14-29. Ndërsa në çerekun e dytë u shënuan vetëm 14 pikë! 3-11 për Bashkimin.

Më pas ndeshja pak më shumë i përngjau një rivaliteti mes të rinjve të të dyja skuadrave kur Dragan Radovic, trajner i Bashkimit, i dha edhe më shumë rastin të rinjve, për rezultatin përfundimtar, 45-83, transmeton Borozani.

Kayel Locke ishte më efikas sot te Bashkimi, me 20 pikë të shënuara. Pas tij pikë dyshifrore shënuan edhe Kejuan Johnson 19, si dhe Edmond Kryeziu 12.

Te Kerasani më efikasit sot kanë qenë Kreshnik Muçolli me 8, Dardan Kapiti me 7 dhe Gent Shala me shtatë pikë të shënuara.

Pas këtij dueli, Bashkimi ka bilanc 2-0, ndërsa Kerasani 0-2.