Klubi prizrenas, Bashkimi ka fituar edhe takimin e dytë ndaj Rahovecit, pasi i ka mposhtur me rezultat 114-86.
Bashkimi ka arritur të triumfojë në shtëpi në palestrën Sezai Surroi përball Rahovecit duke e quar serinë në 2-0, ndërsa dy ndeshjet e radhës luhet tek ‘Vreshtarët’ si vendas.
Prizrenasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30-23, për të treguar që duan ta fitojnë edhe këtë takim.
Edhe çereku i dytë foli në të mirë të prizrenasve, të cilët e fituan me rezultat 24-17, duke shkuar në pushim me 14 pikë epërsi apo me rezultat të përgjithshëm 54-40.
Në pjesën e dytë kur pritej që Rahoveci të kthehej në lojë kjo nuk ndodhi, pasi Bashkimi këtë çerek e fitojë me rezultat më bindës 34-18, duke shkuar në rezultat 88-58.
Çereku i katërt i takoi mysafirëve, të cilët fituan me rezultat 28-26, por pa arritur ta rikthejnë lojën, pasi ndeshja përfundoi me fitoren e Bashkimit me rezultat të përgjithshëm 114-86.
Basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Arron Moss te bashkimi me 23 pikë, 10 kërcime e 17 asistime, ndërsa te Rahoveci më i dalluari ishte Mark Williams me 17 pikë, 10 kërcime e tri asistime. /Telegrafi/