Telegrafi

Bashkimi fiton dramën ndaj Rahovecit

Një duel dramatik është zhvilluar në palestrën “Shani Nushi”, ku KB Bashkimi ka fituar ndaj KB Rahovecit (81-83) pas vazhdimeve.

Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit shënoi katër pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (24:20). Po ashtu, Rahoveci po aq pikë më shumë realizoi edhe në çerekun e dytë (15:11) duke shkuar në pushim me epërsi prej tetë pikësh (39-31).

Ekipi prizrenas u rikthye fuqishëm në fraksionin e tretë duke i shënuar 21 pikë kundrejt tetë pikëve të kundërshtarit.

Porse, Rahoveci luajti sërish më mirë në çerekun e fundit (23:18) duke bërë që koha e rregullt të përfundonte me rezultat të barabartë.

Rezultati ishte shumë i ngushtë edhe gjatë vazhdimeve, por në fund i doli të triumfonte Bashkimi me dy pikë epërsi (81-83).

Me këtë triumf, Bashkimi ngritet në vend të tretë (me 33 pikë aq sa ka Peja në vend të dytë), nga 15 fitore dhe tri humbje.

Rahoveci, nga ana tjetër, është i gjashti në tabelë me 26 pikë, nga gjashtë fitore dhe 14 humbje. /Telegrafi/