Pas pikës së Granitit, Bashkimi kaloi 4 pikë në epërsi, e në akcionin e fundit Kenny Rhymes i Trepçës shënoi tresh, por nuk kishte kohë për më shumë.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me barazim 19-19. Pastaj në çerekun e dytë doli në epërsi Bashkimi, që luante në Prizren në cilësinë e mysafirit. E pjesa e parë përfundoi me rezultat 31-35.
Bashkimi kishte epërsi të lehtë edhe gjatë çerekut të tretë, por në fund të ndeshjes mitrovicasit u këndellen dhe arritën të rrezikojnë krejtësisht ekipin prizrenas që vuri në zjarr epërsinë 8 pikëshe 1.5 minuta para fundit dhe 6 pikëshe 30 sekonda para fundit.
Sidoqoftë, në fund Bashkimi falenderoi edhe njëherë Trepçën për mundësinë e dhënë. Ndeshja e sontme u zhvillua në Prizren me kërkesë të ekipit prizrenas për shkak të udhëtimit në Bullgari për ndeshjen e BIBL. Trepça luajti në Prizren në cilësinë e vendasit.
Lojtari më efikas te Bashkimi ka qenë si zakonisht Marcel Jones. Jones ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 32 pikëve dhe 11 kërcimeve. Pikë dyshifrore shënuan edhe Theron Bussey, 19 dhe Endrit Hysenagolli, 12.
Te Trepça më efikasi ka qenë Rhymes me 23 pikë i ndjekur nga Artin Gashi, me double-double prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve, derisa edhe Korab Prekazi shënoi 14 e Petar Zivkovic 11 të tjera në ndeshjen tejet interesante të natës dhe derbin e xhiros.
Pas kësaj përballjeje, Bashkimi ka bilanc 11-5, ndërsa Trepça 8-8.