Ponte Prizreni dhe Bashkimi e kanë zhvilluar derbin lokal në palestrën “Sezai Surroi”, të cilën e fitoi kampioni në fuqi me rezultat 91-84.
Bashkimi që kishte epitetin e mysafirit e nisi më mirë sfidën duke i shënuar katër pikë më shumë në çerekun e parë (20:24).
Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, vizitorët ishin akoma më bindës (13:29) dhe shkuan në pushim me epërsi prej 20 pikësh (33-53).
Pas kthimit nga pushimi, vendasit luajtën më mirë duke i shënuar shtatë pikë më shumë se ekipi kundërshtar në fraksionin e tretë (26:19).
Edhe çerekun e fundit e fitoi Ponte (25:19), por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.
Përkundër fitores, Bashkimi pozicionohet në vend të pestë në tabelë, një pozitë më poshtë se Ponte Prizreni që ndodhet në top-katërshe, me pikë të barabarta me kampionin në fuqi. /Telegrafi/