Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi tepricë prej 200.3 miliardë euro gjatë vitit 2020.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, teprica tregtare u rrit për 31.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2019.
Eksportet evropiane u rritën me 3.5 për qind në 2.13 trilionë euro, ndërsa importet ishin 1.93 trilionë euro, përcjell Telegrafi.
Tregtia brenda 28 vendeve anëtare të BE-së u rrit me 1.4 për qind për të arritur në 3.06 trilionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SHBA-ja ishte partneri kryesor tregtar i bllokut, me 384.4 miliardë euro importe dhe 231.7 miliardë euro në eksporte, ndërsa Kina ishte burimi kryesor i importeve të BE-së me 361.3 miliardë euro, e ndjekur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Rusia dhe Zvicra.
Në të njëjtën periudhë, Eurozona shënoi tepricë tregtare prej 225.7 miliardë euro, prej të cilave 2.34 trilionë euro nga eksporti dhe 2.12 trilionë euro nga importi. /Telegrafi/