Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian do të lejojë amerikanët e vaksinuar t’i vizitojnë vendet e unionit

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të dielën se qytetarët amerikanë të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, mund të jenë në gjendje të udhëtojnë në Evropë deri në verë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen, tha se 27 vendet anëtare të unionit do të pranonin, pa kushte, të gjithë ata që janë injektuar me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Agjencia ka miratuar tre vaksinat e përdorura në SHBA.

“Amerikanët, me sa shoh, përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave”, tha von der Leyen.

“Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.

Von der Leyen nuk tha se kur mund të rinisë udhëtimi. BE-ja mbylli kryesisht udhëtimet jo-thelbësore më shumë se një vit më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version