Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian do ta rishikoj “Planin 18-të” të Maqedonisë

“Plani 18” i Qeverisë, i përgatitur nga zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, do të rishikohet me kërkesë të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas planit për reformat e nevojshme 3-6-9, Osmani përgatiti “Planin 18”, i cili duhej “të shpallë” luftë korrupsionit dhe padrejtësive dhe atë ia paraqiti ambasadorit të BE-së Samuel Zbogar dhe përfaqësuesve të delegacionit të BE-së në Maqedoni, si planin e reformave.

Siç i shpjegoi për “Meta”, zëdhënësi Mile Boshnjakovski, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, Maqedonia do të fillojë negociatat e pranimit në BE në qershor të vitit 2019, si dhe pas fillimit të procesit të monitorimit, tani plani më i ri i reformës ndryshon dhe do të rishkruhet, ose do të hartohet tekst i ri.

Plani 18 është aktualisht në fazën e transformimit në Plan për skrining dhe përmbushjen e konkluzioneve të Këshillit të BE-së. Qeveria po punon për të krijuar një plan gjithëpërfshirës reformash që mbulon tri shtylla kryesore: fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të BE-së në Luksemburg (gjyqësori, administrata publike dhe shërbimet e inteligjencës), pastaj rekomandimet e Raportit të Progresit të KE-së dhe skriningu me të cilën ne jemi duke u përgatitur për fillimin e negociatave në qershor 2019″, shpjegoi Boshnjakovski. /Telegrafi/

Exit mobile version