Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian ka biseduar me prodhuesin e Remdesivir, për rezervimin e dozave të ilaçit për vendet anëtare

Bashkimi Evropian, është në bisedime me prodhuesin e Remdesivir – njëri prej dy ilaçeve që u dëshmua që mund të trajtojë COVID-19 – pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse të gjitha furnizimet në nivel global të ilaçit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, zyrtarët në Bruksel kanë zhvilluar bisedime të shumta me prodhuesin e ilaçit, Gilead.

“Komisioni Evropian aktualisht është në bisedime me kompaninë Gilead, ku diskutuam për rezervimin e dozave të Remdesivir për vendet anëtare të BE-së”, tha Stefan de Keersmaecker, një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve tanë mbetet prioritet për Komisionin Evropian”, u shpreh ai.

Ilaçi anti-viral i patentuar nga firma bioteknike Gilead me bazë në SHBA, është i vetmi ilaç i aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), që përdoret për trajtimin e pacientëve me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version