Telegrafi

Bashkimi është finalisti i parë

Bashkimi i e ka regjistruar edhe fitoren e tretë përballë Rahovecit në kuadër të ‘play-offit’ të gjysmëfinaleve, duke siguruar kështu kualifikimin në finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Prizreni i kishte fituar dy ndeshjet e zhvilluara si vendas në “Sezai Surroi”, ndërsa arriti ta fitonte edhe përballjen e tretë që u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me rezultat 106-91.

Prizrenasit luajtën më mirë nga fillimi i ndeshjes duke e fituar bindshëm çerekun e parë (16:31).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët luajtën më mirë (20:33) duke shkuar në pushim me 28 pikë epërsi (36-64).

 

Në periudhën e tretë rahovecianët luajtën më mirë, gjë që rezultoi ta fitonin me 12 pikë avantazh 29:17.

Dhjetë minutshi i fundit përfundoi me një pikë epërsi për vendasit, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë rresht me rezultat 106-91.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Tmusic që shënoi 32 pikë ndërsa te mysafirët realizator më i miri ishte Hasani me 19 sosh.

Bashkimi në finale do të pres fituesin mes Golden Eagle Ylit dhe Sigal Prishtinës, ku në dy takimet e para kanë triumfuar prishtinasit. /Telegrafi/