Site icon Telegrafi

Bashkimi e përmbyll kampionatin me fitore

RTV 21 ka mposhtur Trepçën më shumë në ndeshjet e ndërsjella (3-1) dhe për këtë arsye kualifikohet në play-off.

Mysafirët krijuan epërsi që në fillim të çerekut të parë dhe nuk e lëshuan, fraksion interesant i këtij çereku ishte trepikëshi i Qëndrim Birajt në sekondën e fundit nga gjysma e fushës, 14-19.

Në çerekun e dytë trajneri i 21-shit Adinoviq, futi në lojë të riun Drilon Bajramin, i cili arriti t’ia shënonte tetë pikë Bashkimit dhe në këtë mënyrë ta ringjallte pak lojën. Sidoqoftë, ky çerek përsëri përfundoi në të mirë të mysafirëve, 29-32.

Çereku i tretë i takoi mysafirëve të cilët vazhduan lojën e tyre të mirë. Rokas Uzas qëlloi tri trepikëshe, ndërsa Mark Dawson ishte i pandalshëm në trapez për ta ngritur epërsinë e Bashkimit në 10 pikë, 45-55.

Në çerekun e katërt të dy trajnerët angazhuan disa lojtarë të rinj vendorë për t’iu dhënë edhe atyre pak minutazh, teksa Bashkimi vetëm se e rriti epërsinë në 12 pikë, 68-80.

Kjo njëherit ishte edhe ndeshja e fundit e këtij kampionati dhe tani garat do të vazhdojnë në play-off, ku do të marrin pjesë këto ekipe: Peja, Sigal Prishtina, Sigkos Bashkimi dhe RTV 21.

Koshashënuesit më të mirë për RTV 21:
Kendrick Jones 18
Urim Zenelaj 14
Ersan Ozseven 9
Drilon Bajrami 14

Koshashënuesit më të mirë për Sigkos Bashkimin:
Kejuan Johnson 15
Mark Dawson 22
Qëndrim Biraj 12
Rokas Uzas 17

Xhiros e 28-të e BKT Superligës:

RTV 21 : Sigkos Bashkimi 68-80
Trepça : Vëllaznimi 91-59
Sigal Prishtina : Drita 74- 54
Peja : Kosova 113-49

Tabela:

1. Peja 52
2. Sigal Prishtina 49(-1)
3. Sigkos Bashkimi 48
4. RTV 21 44
5. Trepça 44
6. Drita 34(-1)
7. Vëllaznimi 32
8. Kosova 27

/Telegrafi/ 

Exit mobile version