Telegrafi

Bashkimi e mposht pa probleme Rahovecin e prekur nga lëndimet

Bashkimi e ka mposhtur Rahovecin të mërkurën mbrëma në palestrën e sportit “Sezai Surroi” me shifrat 87:62 (28:7, 23:19, 12:15, 24:21) në ndeshjen që i ka takuar xhiros së XIII në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit nuk hasën në vështirësi për të triumfuar në këtë përballje dhe këtë më se miri e dëshmon edhe fitorja me 25 pikë dallim.

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Imer Tahiri me 17 pikë, 13 kërcime e 11 asistime, Mikaile Tmusic me 16 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, Kayel Locke me 11 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Qëndrim Biraj me 10 pikë, 6 asistime e 2 kërcime.

Në anën tjetër te Rahoveci më të dalluarit ishin Arion Balluku me 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Artin Gashi me 13 pikë e 6 kërcime dhe Mustafë Merovci me 12 pikë e 3 kërcime.