Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen dhe epërsinë e krijuar në fillim të takimit arritën ta çojnë deri në fund, ku pas 40 minutave të plotësuara ata shënuan fitore me rezultat 73-80.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Bashkimit ndaj Trepçës këtë stinor, pasi që dy ndeshjet e zhvilluara në vjeshtë, mitrovicasit i kishin fituar.
Me këtë fitore Bashkimi dhe Trepça janë barazuar me pikë në tabelë, por mitrovicasit për shkak të koshaverazhit shumë më të mirë, qëndrojnë ende në vendin e tretë të tabelës. /Telerafi/