Site icon Telegrafi

Bashkimi dënon lojtarët për humbjen ndaj Besës

“Është e vërtetë se kemi vendosur që lojtarët tanë të dënohen me 20 për qind të pagës, pasi në ndeshjen kundër Besës nuk kanë pasur aspak qasje serioze dhe si pasojë e mosangazhimit të tyre ne pësuam humbje”, ka thënë menaxheri i “Portokallinjve” Arlind Kaçaniku për Arenën.

Megjithatë, ata e kanë mundësinë që pjesën e hequr të pagës ta kompensojnë. “Kanë mbetur edhe katër javë të pjesës së rregullt të kampionatit. Nëse ata angazhohen maksimalisht dhe ne e arrijmë qëllimin tonë, inkuadrimin në ‘play-off’, atëherë do t’u paguhet edhe ky 20 përqindësh me të cilin janë dënuar”, ka shtuar Kaçaniku. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version