Bashkimi i ka qenë bindës në fitoren prej 85-62 kundër Trepçës në “Sezai Surroi”.
Vetëm dy pikë më shumë i shënoi skuadra nikoqire në çerekun e parë (19:17), ndërsa gjashtë më shumë në pjesëlojën e dytë (18:12).
Epërsia e prizrenasve vazhdoi edhe në çerekun e tretë (36:26), ndërsa në çerekun e fundit u shënuan pak pikë nga të dyja skuadrat (12:7).
Theron Bussey ishte më i mirë te vendasit me 24 pikë, ndërsa Besnik Azemi shënoi 13 pikë për mysafirët. /Telegrafi/