Site icon Telegrafi

Bashkimi bën goditjen e madhe, transferon qendrën amerikane John Florveus

Bashkimi nga Prizreni ka vazhduar me përforcime për këtë edicion.

Qendra amerikane, John Florveus është përforcimi më i ri i Bashkimit.

Basketbollisti amerikan pritet t’i ndihmojë për pjesën e mbetur të sezonit ‘Arpaxhikëve’.

Florveus te Bashkimi vije pas një eksperience shumë të gjatë në sportin e basketbollit, ku ka luajtur në shtete të ndryshme evropiane si Rumani, Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Portugali e së fundmi në Spanjë.

31-vjeçari i gjatë 211 centimetra pritet që të debutoj me Bashkimin qysh në ndeshjen e nesërme ndaj Rahovecit. /Telegrafi/

Exit mobile version