Telegrafi

Bashkimi bën fuqinë…

Në të vërtetë, marrëveshja në mes të kompanive ishte që kompanitë njëra tjetrës të mos ia marrin të punësuarit, respektivisht të mos punësojnë punëtorët që punojnë për ndonjërën nga kompanitë që kanë marrë pjesë në komplot. Kjo iu mundësonte që kompanitë ti paguajnë ata më pak, për shkak se nuk kishin mundësi të kalojnë në kompaninë tjetër të tërhequr nga rroga më e madhe.

Në veçanti është interesant shkresa që i është parashtruar gjykatës, të cilën në verën e vitit 2007 Ed Colligan, ish shefi i kompanisë Palm, ia pati dërguar Steve Jobsit, në të cilin e lajmëron Jobsin se marrëveshja për mos-punësim jo vetëm që është e padrejtë, por sipas të gjitha gjasave edhe e paligjshme. Nuk është e qartë nëse Jobs i ka kthyer përgjigje Collinganit.

Është zbuluar se ish presidenti i Adobe, Bruce Chizen, në vitin 2005 ia kishte përcjellë një e-mail intern Steve Jobsit në të cilin nga shërbimi i burimeve njerëzore pranë Adobe thuhet se Adobe nuk guxon të punësoj të punësuarit pranë Apple për shkak të marrëveshjes në mes të Bruce-it dhe Steve Jobsit, dhe se për shkak të kësaj marrëveshje do të anulohet punësimi I një ish punëtori të Apple proces ky i cili ishte afër përfundimit. Marrëveshje të ngjashme kishin edhe Apple dhe Pixar. /Telegrafi/