Dilema për fitues në këtë ndeshje nuk kishte fare, pas çerekut të parë të përfunduar me rezultat të pabesueshëm, 29-5.
Më pas edhe pse Vëllaznimi fitoi rast për më shumë, shkrirja e epërsisë ka qenë thjesht e pamundur duke u bazuar në cilësitë e ekipeve që u vunë përballë sonte.
Në fund, Bashkimi radhiti fitoren e tetë të stinorit në Superligë ku Tre Bussey e Marcel Jones shkëlqyen në ato minuta sa luajtën, kurse trajneri Petar Mijovic i dha rastin të gjithë basketbollistëve në dispozicion për të shijuar ndeshjen e Superligës.