Telegrafi

Bashkimi apo Penza, të enjten vendoset kampioni në Ligën e Femrave

(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e enjte) nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja e pestë finale e “play-offit’ në EBC Ligën e Femrave.

Seria finale është 2-2 dhe kush fiton në përballjen e të enjtes do të shpallet kampion i Kosovës në elitën e femrave.

Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63-84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65-70.

Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74-63, duke kaluar në epërsi 2-1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72-58, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet të enjten në Prizren.

Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.

Pas luftës, Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë.