Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj do të vazhdoj të mbetet në paraburgim në Hagë, kjo për shkak se gjykatësja Majorie Maselot nuk aprovoi kërkesën e mbrojtjes për lirim me kusht.
“Asnjë prej argumenteve të ngritura nga ju z.avokat mbrojtës nuk qojnë në ndryshimin e vlerësimit tim që kushtet e parashikuara në nenin 41 janë përmbushur ashtu siç përcaktohet n vendimin për fletarrestimin.
Nuk jam bindur që z.Smakaj nuk është në rrezik për arritje në veçanti për shkak të faktit që prej kontrollit në shtator 2023 akuzat e ngritura kundër tij janë konfirmuar të cilat marrë së bashku me ashpërsinë e veprave penale dhe mundësinë e dënimit përbëjnë një motiv të shtuar për tu arratisur.
Kam shqyrtuar edhe rrethanat familjare të z.Samkaj dhe ato nuk e ulin rrezikun e tij për tu arratisur. Unë vendos që z.Samakaj duhet të mbetet në paraburgim”, tha gjykatësja Maselot.
Pas leximit të këtij vendimi, seanca e parë ndaj Bashkim Smakajt ka përfunduar.
Avokati Bas Martenes lidhur me masën e paraburgimit tha e se e kundërshton këtë dhe kërkoi lirimin me kusht të kilentit të tij.
“Mbrojtja kërkon lirimin e klientit, nuk është e nevojshme ta mbani në paraburgim. Gjithashtu kemi kërkesë edhe për lirimin me kusht. Ai është i gatshëm të ofroj 5 mijë euro si garanci, të dorëzoj pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportojë EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe të plotësoj të gjitha kushtetet e tjera. Pra kërkojmë lirimin me kusht”, tha Martenes.
Smakaj akuzohet për tentativë për pengim të personave zyrtar, veçanërisht prokurorë dhe hetuesit e ZPS-së në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprim të përbashkët të një grupi dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Sipas aktakuzës thuhet se këto vepra penale u kryen në mes 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023./Telegrafi/