Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi kishte thënë “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë”.
Thaçi kështu kishte ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili disa herë i pyetur rreth mundësisë së heqjes së taksës, kishte përdorur si metaforë shkrirjen e borës.
Ramosaj ka thënë se populli e don vlerën e vet, njeriun që bën histori.
Pa ndërhyrje reagimi i Ramosajt:
Edhe borën edhe skllotën, poashtu kurthat e intrigat e ndërtuara ndaj tij i kaloi.
Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë.
Populli e don vlerën e vet, njeriun që bëri Histori .
Njeriun që i dha kuptim ndjenjës kombëtare.
#KaArdhKohaMeILonPollavrat.
#KaArdhKohaMeTëDashtKosovë.