Site icon Telegrafi

Bashkim Ramosaj fiton bindshëm në Deçan (Foto)

Bashkim Ramosaj i AAK-së, ka arritur të sigurojë fitoren në Deçan, qysh në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën dje.

Në këtë komunë KQZ-ja ka arritur të procesojë 100 për qind të votave, ku Ramosaj ka arritur të marrë 10 mijë e 302 vota apo 64,36%.

Ai prapa vetes ka lënë Mal Lokajn e LDK-së me 16,34% dhe Zekë Sinajnan e VV-së me 13,01%.

Në këtë komunë të drejtën e votës e kanë ushtruar 38,55% e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version