Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar dy anëtarë të bordit të KRU “Prishtina”.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se për këto pozita kanë aplikuar 21 kandidatë, dhe komisioni rekomandues ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 9 kandidatëve.
“Komisioni i ka pranuar katër ankesa një prej të cilëve e ka aprovuar dhe më pastaj komisioni rekomandues pas mbajtjes së intervistave me kandidatët e përzgjedhur 9+1 që i bie 10 gjithsejtë i ka rekomanduar qeverisë listën përfundimtare prej 7 kandidatëve. E për pozitën e dy drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike të KRU Prishtina propozoj të emërohen këta kandidatë Bashkim Pallana kryesues dhe Fatos Budeci anëtar”, tha Kurti.
Kurti shtoi se mandati i tyre zgjat sipas vendimit të qeverisë Nr.08/81 të datës 1 qershor 2022. /Telegrafi/