Ngjyra e zezë kurrë nuk del nga moda
Përzgjedhja e kësaj ngjyre është kombinim i sigurt i cili gjithmonë ofron notë të elegancës, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e zezë nga koka deri te thembrat përherë është e rekomandueshme, mirëpo këtë sezon veshja e tillë përjeton një kthesë të vogël.
Kombinimi zi-kuq do të jetë shumë i popullarizuar gjatë ditëve të ftohta. Kombinimi i zi është krejtësisht i mirë, mirëpo për të plotësuar pak veshjen, shtoni ndonjë detaj të kuq. Kjo mund të jetë xhaketë lëkure.
Ky ndryshim i vogël do të bëjë dallim të madh, ndërkaq veshja menjëherë do të bëhet interesante.
Me detaje të kuqe do të thyeni monotoninë dhe do të fusni energji pozitive në ditët e zymta.
Fustani i kuq me xhaketë të zezë lëkure do të duket fantastike.
Shfrytëzoni kohën e ngrohtë dhe fundin e zi kombinoni me triko të kuqe.
Xhinset dhe fanella ngjyrë të zezë do të shkojnë shkëlqyeshëm me xhaketë të kuqe lëkure.
/Telegrafi/