Telegrafi

Bashkim Bajoku, siguron medalje evropiane në Kampionatin Evropian U-22 në boks

Bashkim Bajoku ka pasur paraqitje shumë të mirë ndaj Leon Vranjesh në Kampionatin Evropian U-22 të boksit.

Me dy nok-daune që në raundin e parë, Bajoku, detyroi gjyqtarin të ndërpresë luftën me Leon Vranjesh të Bosnjës e Hercegovinës.

Ai me këtë ka siguruar medalje evropiane në Kampionatin Evropian U-22 të boksit.

Bajoku u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kg.

Kosova merr pjesë edhe më dy boksierë të tjerë në këtë garë: Drilon Thaqi (75 kg) dhe Taulant Jakupi (86 kg). /Telegrafi/