Site icon Telegrafi

Bashkim Ameti: Dëshira e ndotësve më e madhe se sa puna e komunave rreth pastrimit

Bashkim Ameti: Ajri në përgjithësi është i pastër, ujin e ndotin qytetarët dhe komunat

Sonte në emisionin Click Plus të TV21, i pyetur lidhur me cilësinë e ajrit dhe ujit në Maqedoni, ministri Bashkim Ameti ka mbrojtur qëndrimin se vendi jonë ka shumë gjelbërim, dhe hapësira kodrinore, dhe se në përgjithësi në Maqedoni ka ajër të pastër. Maqedonia ka burime të shumta nënujore dhe ujë të mjaftueshëm, ka thënë ai duke theksuar se sa i përket cilësisë së ujit, respektivisht ndotjes së ujit, ajo vjen nga faktori njeri, respektivisht nga ujërat e zeza dhe deponitë komunale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka pranuar se në Maqedoni ka rreth 1000 deponi të egra dhe ka shprehur dëshirë që Qeveria së bashku me komunat të punojnë në pastrimin e deponive dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve.

Ai ka bërë një vlerësim mjaft interesant duke thënë se “Dëshira e ndotësve për të ndotur është më e madhe se sa puna që bëjnë komunat rreth pastrimit të mbeturinave”./Telegrafi/

Exit mobile version