Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit vazhdon të mos i takojë transportuesit privatë

Foto: Telegrafi.com

 

Bashkia e Shkupit vazhdon të refuzojë takimin me transportuesit privat për të zgjidhur problemin me borxhin.

Nga Bashkia e Shkupit gjatë ditës së sotme hapën edhe në shpallje për tre linja të tjera, ndërsa afati për t’u paraqitur është deri më 17 janar.

Gjatë ditës së sotme transportuesit u shprehën se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre dhe se presin takim me kryeministrin Kovaçevski për zgjidhjen e problemit.

Kujtojmë se Kshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e mbajtur disa ditë më parë, e obligoi kryetaren Danella Arsovska si dhe Ndërmarrjen për Qarkullim Publik në Shkup të dorëzojnë informata për situatën aktuale me transportin publik, gjendjen në NQP si dhe mënyrën e organizimit dhe realizimit të transportit publik në kryeqytet./Telegrafi/

Exit mobile version